VV: Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë po mundohet të tjetërsojë pronën komunale kundërligjshëm

VV: Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë po mundohet të tjetërsojë pronën komunale kundërligjshëm

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) për keqpërdorime në kryeqytet, njofton Insajderi.

Egzon Azemi, këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha para mediave të shtunën se kjo ndërmarrje po tenton të tjetërsojë kundërlgijshëm një pronë publike.

Sipas tij, NPB përmes bordit të drejtorëve dhe kryeshefit ekzekutiv, po tenton që ta japë parcelën komunale për ndërtuesit e komplekseve banesore dhe nga ajo pronë komunës t’i mbetet vetëm 30% e pronës.

“Ndërmarrja publike banesore kohë më parë ka publikuar në publikuar në faqen e saj zyrtare NPB.com te rubrika shprehe interesin njoftimin duke i ftuar kështu operatorët ekonomikë për t’u regjistruar që të bëhen pjesë e procedurës për përzgjedhjen e bashkë-investimit për ndërtim. Kjo ndërmarrje përmes Bordit të drejtorëve dhe kryeshefit ekzekutiv me vendim të aksionarëve po tenton që ta jap parcelën komunale për ndërtuesit e komplekseve banesore dhe nga gjithë ajo pronë komunës do t’i mbetet vetëm 30 për qind.”

“Punëtorët e ndërmarrjes e kanë larguar nga objekti në fjalë që gjendet afër gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ dhe pikërisht aty po tentohet që të fillojë ndërtimi. Paramendojeni vetëm tre persona po tentojnë ta tjetërsojnë pronën e përbashkët qytetare”.

Kjo pronë gjendet në lagjen Lakërishtë, në rrethrrotullimin e kësaj lagje që e lidh kryeqytetin me magjistralen Prishtinë Mitrovicë, dhe magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas, VV-së, NPB ka hapur konkursin për tender pa treguar kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë aplikuesit. Që sipas Ademit kjo është dëshmi që përzgjedhja është bërë para hapjes së thirrjes.

“Ne i bëjmë thirrje prokurorisë dhe hetuesisë që sa më parë të nisin hetimet ndaj ndërmarrjes publike banesore sepse të gjitha këto afera janë bazë e mjaftueshme. Kemi të tua të marrim informatat zyrtare nga aksionarët e PSD-së por nuk janë përgjigjur. Edhe kryetari i komunës nuk ka dhënë asnjë informacion edhe pa ka një aksionar të deleguar në këtë ndërmarrje. Të dy nga tre anëtarët janë anëtar të Partisë Socialdemokrate”./Insajderi.com