VV: Në disa vend-votime në Prishtinë ka mungesë të fletë-votimeve

VV: Në disa vend-votime në Prishtinë ka mungesë të fletë-votimeve

Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se në disa vend-votime ka mungesë të fletë-votimeve.

Shtoi se qytetarët janë duke pritur më shumë se 20 minuta.

Kjo për të përbën shkelje esenciale për ta ushtruar të drejtën e votimit.

“Në disa vendvotime, sidomos në Prishtinë, nuk ka më fletëvotime! Qytetarët janë duke pritur tash e më shumë se 20 minuta. Kjo është shkelje esenciale për të ushtruar të drejtën e votës”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com