VV në Shqipëri: Nuk e kemi organizuar hedhjen e gazit lotsjellës në Korçë

VV në Shqipëri: Nuk e kemi organizuar hedhjen e gazit lotsjellës në Korçë

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka deklaruar se “nuk qëndrojnë mbrapa gazit lotsjellës në koncertin ku përformoi Goran Bregoviç”.

Të dielën në Korçë gjatë kohës sa po këndonte Bregoviç është hedhur gaz lotsjellës.

Për këtë kishte reaguar drejtues i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, duke thënë se në “koncertin ku përformoi Goran Bregoviç nuk do të kishte kuptim hareja e gazi pa gazin lotsjellës”.

Por, VV mohon që e kishte organizuar këtë.

“Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE”, thuhet në komunikatë.

“Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, mbaron reagimi.

Në Kosovë e Shqipëri është kritikuar shumë ftesa që i është bërë Goran Bregoviçit.

Kjo pasi pretendohet se Bregoviçit “ka qëndruar neutral ndaj gjenocideve të Jugosllavisë”.

Për disa javë opinionin shqiptar e ka përcjellur ky debat. /Shqip.com