VV: Nuk do të ketë koalicion me PDK-në

VV: Nuk do të ketë koalicion me PDK-në

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do të ketë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë fushatës zgjedhore janë shtuar zërat për një koalicion të mundshëm “VV-PDK”.

Por, Nagaci për Blic-n tha se “s’ka aspak gjasa të bëhet ky koalicion.

“Nuk ka aspak gjasa të bëhet një koalicion i tillë. Qëndrimet tona për PDK-në janë shumë të qarta, dhe as nuk jemi duke e shyrtu si opsion bashkëpunimin me PDK-në”. /Insajderi.com