Zëdhënsja e VV-së, Tinka Kurti, ka thënë se vetë distancimi nga deklarimet fyese të a" />

VV përkrahë Paradën e LGBTI-së: Ka pasur anëtarë të partisë në Paradë

VV përkrahë Paradën e LGBTI-së: Ka pasur anëtarë të partisë në Paradë

Zëdhënsja e VV-së, Tinka Kurti, ka thënë se vetë distancimi nga deklarimet fyese të anëtares së saj tregon për qasjen e kësaj partie ndaj komunitetit LGBTI.

Madje, sipas Kurtit, ka pasur aktivistë, anëtarë kryesie e deputetë të VV-së në Paradën e Krenarisë të mbajtur dje.

“Në paradën e djeshme ka pasur anëtarë kryesie e deputetë si dhe aktivistë”, ka thënë ajo për Insajderin.

Më herët, Tinka Kurti ka treguar se VV distancohet nga qëndrimet e anëtares së tyre, e cila kishte fyer anëtarët e komunitetit LGBTI.