VV: Prioritet i Qeverisë sonë të re do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë

VV: Prioritet i Qeverisë sonë të re do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nëse sërish arrijnë në pushtet, prioritet i tyre do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë, njofton Insajderi.

Nga ky subjekt politik thonë se “nuk do të qëndrojnë pasiv duke pritur që Serbia një ditë ta njeh të kaluarën e saj”.

“Ne nuk harrojmë e as nuk do të qëndrojmë pasiv duke pritur që Serbia një ditë ta njeh të kaluarën e saj kriminale e të na kërkoj falje. Prioritet i Qeverisë sonë të re do të jetë padia për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne nuk i kemi asgjë borxh asaj, e ajo na ka shumë neve”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Sipas tyre, pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë as qetësi e as paqe të qëndrueshme dhe se krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to./Insajderi.com