“VV-së s’i kemi kërkuar asgjë, partia s’po e koncepton modelin e propozuar nga ne”

“VV-së s’i kemi kërkuar asgjë, partia s’po e koncepton modelin e propozuar nga ne”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, tha se partia e Albin Kurtit, pretendetit për Kryeministër, nuk e ka kuptuar deri më tani modelin e propozuar nga LDK, dhe ky sipas tij është problemi thelbësor.

“Unë mendoj që problemi themelor është konceptual, sepse Lëvizja Vetëvendosje ska arritur të konceptojë deri në fund modeli që e kemi propozuar ne”.

“Ajo që poropozojmë ne është pushteti propercional, pra si mjet që të zgjidhim problemet për të cilat jemi dakordaur edhe sipas plan programit. Ndërsa Vetëvendosje vazhdimisht ka propozuar varjante të reja, por ne jemi ende tek propozimi i parë”.

“Nëse e shikoni me kujdes, modelin qe e kemi dhënë ne është për një pushtet të balancuar.”

Tutje, ai u shpreh se LDK nuk i ka kërkuar pushtet në qeveri VV-së.

Ndryshe ai ka mohuar se Richard Grenell ka bërë presion ndaj tyre për krijimin e koalicionit qeverisës me VV-në.

“Nuk ka pasur presion për krijimin e qeverisë. Thelbi i bisedës ka qenë zhvillimi ekonomik, koncepti i LDK-së për tregun, raportet e institucioneve të reja të Kosovës me bizneset dhe tema të kësaj natyre”, u shpreh ai, raporton GazetaBlic.