
Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, për paaftësi në fillimin e vitit të ri shkollor, njofton Insajderi.
Ky subjekt konsideron se ekzekutivi nuk e ka prioritet arsimin dhe se ka krijuar huti të nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Andaj, VV ka thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kërkesë e cila do të trajtohet sot në mbledhjen e kryesisë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka përmes një konference për medie, tha se qeveria për gjithë muajt sa kishte në dispozicion nuk ka bërë asgjë që të niset mbarë fillimi i vitit të ri shkollor.
“Sinjali i parë dhe vula që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetin për arsim”, tha ai. /Insajderi.com