VV thotë se rastet me COVID-19 u rriten pasi humbi besimi tek Qeveria Hoti

VV thotë se rastet me COVID-19 u rriten pasi humbi besimi tek Qeveria Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për situatën e krijuar pas infeksioneve të reja me virusin COVID-19.

417 raste u regjistruan të premten në Kosovë. Ishte rekordi më i zi prej se shpërtheu pandemia më 13 mars të këtij viti.

Sipas këtij subjekti opozitar, Qeveria Kurti, kishte arritur të bëhej “shembull botëror për menaxhimin e pandemisë”, duke ia atribuuar rastet e shumta me Coronavirus qeverisë pasardhëse, asaj Hoti.

“Pas votimit të paligjshëm të qeverisë koti, humbi besimi te qeveria. U sëmur shteti. Sistemi shëndetësor u mbingarkua. Numri i vdekjeve i ngjante statistikave të luftës. Kjo gati se nuk solli një katastrofë humanitare me mbi 600 të vdekur, dhe ndodhi në fund të valës së parë kur vendet tjera e kishin vënë në kontroll virusin”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të vëmendshëm për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19.

“Prandaj, në këtë kohë të vështirë, iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të vëmendshëm, të përgatitur e solidar me njëri tjetrin, ashtu edhe siç ju bëjmë thirrje t’iu besojnë dhe të kenë ndjeshmëri për punën e rëndë të punëtorëve të vijës së parë të rrezikut, punëtorët shëndetësorë. Kjo qeveri e paligjshme do të shkojë e shëndeti do t’iu kthehet si qytetarëve ashtu edhe shtetit. Mbajeni maskën e mbajeni distancën”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Insajderi.com

Deklarata e plotë: