Sekret publik që s’po e thotë askush, por që duhet thënë e ka cilësuar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca votën eventuale të Teuta Rugovës për PAN-in në këmbim të aktakuzës ndaj vëllait të tij.
Nëse ajo voton për kryeparlamentar Kadri Veselin, e për kryeministër Ramush Haradinajn atëherë ky, sipas Konjufcës, do të ishte një lajm shumë i keq për Kosovën.
“Në kuptimin që zonja Rugova nuk do të votonte për vete, por do të votonte për vëllanë e vet, i cili përballet me një aktakuzë shumë të rëndë për falsifikim të vizave”, ka thënë Konjufca, teksa vetë ka shtruar pyetjen se çka do të thoshte kjo për Kosovën?
“Për Kosovën kjo, kur ne përballemi me një proces të përmbushjes së kushteve për liberalizim të vizave, do të ishte katastrofale. Do të ishte një Qeveri, e cila e manipulon familjen e Ibrahim Rugovës dhe djalit të tij, i cili ka përfunduar në gjyq dhe në burg për falsifikim të vizave dëshirojnë t’i bëjnë favore duke i manipuluar motrën e vet dhe duke e detyruar atë që të votojë për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn në shkëmbim të krijimit të favoreve për vëllanë e vet gjatë procesit gjyqësor. Mendoj se kjo nuk ka lidhje me Teuta Rugovën personalisht, por kjo ka lidhje me Ukë Rugovën. Kjo për Kosovën dhe për Komisionin Evropian do të thotë se ekziston një nomenklaturë në Kosovë, e cila për ambicie personale politike është në gjendje që të përmbysë një proces gjyqësor, i cili ka të bëjë me falsifikim të vizave. Ata që kanë me na i dhënë vizat, i kanë shiku dy procese: Procesin me falsifikim të pasaportave edhe me manipulimin e tenderit, si dhe procesi me Ukë Rugovën. Nëse në Kosovë falsifikon viza dhe pushteti të nxjerr prej burgut për shkak se ke falisfiku viza, vetëm për të marrë një votë, kjo është shumë shenjë e keqe për Kosovën. Mendoj se më së paku procesi do të bllokohej edhe për pesë vite të tjera”, ka thënë Konjufca në Interaktivit në KTV.
Insajderi kishte publikuar në fillim të këtij viti serinë e hulumtimeve mbi rastin e Ukë Rugovës me emrin “Dosja Grande”