Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve të saj që të jenë vigjilentë, pasi pas pak fillon procesi i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve, njofton Insajderi.
Kjo parti, sipas rezultateve të para nga Komisioni Qendror Zgjedhor, po prinë me numrin më të madh të votave.
Deri tani janë numëruar më shumë se 50 mijë vota. VV-ja aktualisht po prin me më shumë se 43 për qind të votave, apo gati 23 mijë vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gati 10 mijë vota apo 18.53 për qind, ndërsa Lidhja Demokratiken e Kosovës ka rreth 14 për qind./Insajderi.com