VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të Gjilanit

VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të Gjilanit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Sami Kurteshi do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit.

VV ka thënë se Kurteshi ka marrë besimin e aktivistëve të kësaj komune.

“Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune!”, ka njoftuar VV.