
Besa Baftiu, deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar të enjten se megjithëse janë bërë tre vite që nga miratimi i ligjit për oda të profesionistëve mjekësor, nuk është zbatuar asgjë në praktikë.
Sipas saj, odat e tilla, një nga kompetencat bazë kanë licencimit e personelit mjekësor dhe realizimin e studimit të përhershëm. Mirëpo ajo pretendon se në Kosovë nuk ka mjekë të licencuar sipas rregullit dhe kritereve.
“Pa licencim të mjekëve nuk mund të ndërtohet Sistemi i Informimit shëndetësor. Pa sistem informativ shëndetësor nuk ka Sigurime shëndetësore dhe përmirësim të cilësisë së shëndetësisë dhe llogaridhënie të abuzuesve”, ka thënë Baftiu.
Baftiu ka theksuar se procesin e lincensimit duhet tashmë të kishin filluar ta kryenin Odat – por Odat i kane planifikuar të jenë në kontejnerë, dhe tash as në ata kontejnerë nuk po i lejojnë.
Ajo i ka bërë thirrje kryesuesve të Odave të cilët kanë mbetur veç formalisht atje, të deklarohen e të dorëhiqen, duke denoncuar kështu siç thonë dëmin e madh që po bën Ministria e Shëndetësisë./Insajderi.com