Walker jep detaje për videon e shumëpërfolur me Thaçin

Walker jep detaje për videon e shumëpërfolur me Thaçin

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Walker ndër të tjera ka folur edhe për videon e manipuluar në të cilën pretendohej kinse ai nuk ka dashur t’ia japë dorën Thaçit, njofton Klan Kosova.

Walker ka kërkuar që të mos trajtohen gjërat në atë mënyrë dhe për t’i hequr të gjitha dyshimet, ai e ka përqafuar sërish Thaçin.

“Ju lutem mos i trajtoni gjërat sikurse atë ditë gjatë vizitës sime në Reçak kur unë isha duke ja dhuruar Thaçit një libër – një gazetar mendoi se aty ndodhi diçka shumë veçantë – se unë nuk ia dhashë dorën Presidentit Thaçi”.

“Pra nëse nuk e keni bezdi, unë dua t’ja shtrëngoj dorën atij edhe njëherë”. /Insajderi.com 

Takimi i sotëm me ambasadorin William Walker

Takimi i sotëm me ambasadorin William Walker

Gepostet von Hashim Thaçi am Sonntag, 19. Januar 2020

Thaçi-Walker u përqafuan, pamjet u manipuluan

🛑 PAMJE EKSKLUZIVEThaçi-Walker u përqafuan, pamjet u manipuluan Dje përmes një videoje të manipuluar, u raportua se ambasadori William Walker kishte refuzuar t’ia japë dorën presidentit Hashim Thaçi, lajmi.net ka siguruar pamje që shfaqin krejt diçka tjetër

Gepostet von lajmi.net am Donnerstag, 16. Januar 2020