Walker kërkon formimin e Qeverisë që t’i jepet pushim Thaçit pasi është thinjur

Walker kërkon formimin e Qeverisë që t’i jepet pushim Thaçit pasi është thinjur

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker,  pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi

“Të ju jepni këtyre burrave një pushim, ai është bërë gogja i qetë, i thinjur, mirëpo edhe me një pamje më të hijshme, kështu që jepuni një pushim dhe ju lutem mos i merrni gjërat siç u morën në një kafe në Shtime, kur unë isha duke ia dhënë një libër dhe isha duke i treguar një temë të rëndësishme nga libri, dhe dukshëm kur ishim duke e shikuar librin nga prapa, një gazetar mendoi se kjo paraqet diçka shumë domethënëse se nuk ia kam zgjatur dorën presidentit, kështu që nëse nuk e ke problem do ta zgjas dorën edhe një herë”, u shpreh ai./Insajderi.com