Walker takohet me përfaqësues të VV-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMA-s

Walker takohet me përfaqësues të VV-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMA-s

Ish-shefi i OSBE-së, William Walker ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për ti bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit.

Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën.

Ish ambasadori William Volker duke folur për televizionin “Tribuna Channel” ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit.

“Ishte një takim shumë miqësor. Biseduam për çshtje të ndryshme, përfshirë edhe krijimin e koalicioneve. Këta janë njerëzit e duhur për Kosovën”, ka deklaruar Walker.

Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion,  e ka konfirmuar  edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli, deklaroi se nuk  është arritur asgjë nga ky takim, pasi që siç tha ai ishte tepër vonë dhe shumica e partive e kishin dakorduar listën e tyre për deputet.

Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë. /Insajderi.com