Wermuth ‘mbron’ shqiptarët, thotë që nuk është faji i tyre për rritje të rasteve në Zvicër, fajëson Qeverinë

Wermuth ‘mbron’ shqiptarët, thotë që nuk është faji i tyre për rritje të rasteve në Zvicër, fajëson Qeverinë

Bashkë-president i Partisë Social Demokratike të Zvicrës, Cedric Wermuth ka shprehur pakënaqësitë e tij kundër refuzimit të vaksinimit, e që sipas tij e vetmja rrugëdalje nga pandemia është kjo.

Ai këtë fakt e ka lidhur edhe me refuzimin e futbollistit , Granit Xhaka i cili së fundi është infektuar më Coronavirus.

“Nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar dhe se dikush si Xhaka nuk e kupton këtë dhe as nuk fillon të kuptojë rolin e tij si model, më lë mjaft të tronditur “, ka thënë ai.

Por, sidoqoftë, ai nuk i sheh njerëzit nga Ballkani si nxitës të pandemisë , por politikanët e krahut të djathtë.

“Qëllimi im këtu është të mbrohem qartë kundër sulmeve absurde të kosovarëve dhe maqedonasve të Veriut. Kjo më zemëron. Thjesht qesharake dhe budallallëk të duash t’i bësh këta njerëz si shëlbues të pandemisë”, ka deklaruar ai.

Wermuth pastaj mbron qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë pasi që sipas tij, faji është të qeveritë të cilat janë skeptike për vaksinim dhe kanë mungesë përkrahje nga vendet e pasura, raporton gazeta zvicrrane ’20 minutes’.

“Kjo ndodh për shkak se vendet e pasura si Zvicra morën pothuajse të gjitha vaksinat dhe akoma nuk i kushtojnë vëmendje asaj që po bën pandemia në vendet e varfra të kontinentit dhe botës “, ka deklaruar më tej ai.

Ai më tej, ka thënë së “nuk ishin dhe nuk janë shqiptarët ata që kanë mohuar në mënyrë aktive masat e pandemisë për muaj, por më tepër njerëz të njohur me emrin: Aeschi, Matter, Martullo, Chiesa – maja e SVP dhe pjesët e liberalizmit të dikurshëm dhe qendra politike.

Wemuth më tej, tha se është  e kotë të ndalosh ngjarje si Festivali Alba në Cyrih, “përgjigjja e saktë” për shumë njerëz të pavaksinuar në komunitetin shqiptar është “të paraqitesh me autobusin e vaksinimit në këtë festival kulturor”.

Deklaratën e tij në Twitter e ka replikuar anëtari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Thomas Aeschi, i cili ka vazhdua që të këtë kritika për migrantët.

“Në vend që të kontrolloni sistematikisht kufijtë kombëtarë në mënyrë që migrantët e infektuar të mos përhapin virusin tek ne zviceranët përsëri, dhe më në fund të trajnoni më shumë kujdestarë IPS,” ka shkruar Aeschi.

Këtë fundjavë “Festivali Alba”, do të duhej të zhvillohej në zonën Hardturm të Cyrihut, ku leja për këtë ngjarje madhore është tërhequr për shkak të situatës me Coronavirus.

Mirëpo, bëhet fjalë për situatën e krijuar në komunitetin shqiptar, për çka këshilli qeveritar anuloi miratimin për mbajtjen e këtij festivali të muzikës shqiptare./SHQIP.com