Wesley Clark: Është koha që Serbia ta njohë Kosovën

Wesley Clark: Është koha që Serbia ta njohë Kosovën

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, thotë se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për KK, Clark tha se shpreson që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin e veçanërisht Kosovën.

“Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, Clark është deklaruar rreth bombardimeve të NATO-s për çlirimin e Kosovës, të cilat zgjatën për 72 ditë, 22 vjet më parë.

“Pas masakrës së serbëve mbi fshatarët në Reçak në janar, përdorimi i forcës u bë i domosdoshëm sepse Millosheviq kishte ndarë mendjen që të ndërmerrte veprime policore dhe ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka pohuar Clark. /Insajderi.com