Ambasadori amerikan dhe miku i shqiptarëve, William Walker, është deklaruar për domosdoshmërinë e unifikimit të diasporës shqiptare pa dallim nga cila pjesë e kanë preardhjen, transmeton Insajderi.
Në një takim virtual të organizuar nga Forca e Diasporës (FeD), Walker tha se deri më sot në Kosovë në veçanti është injoruar ekspertiza e diasporës, por jo edhe paratë.
“Sikur diaspora shqiptare të bashkohej, kjo do të kishte ndikim pozitiv edhe për trojet shqiptare, sepse profesionalizmi i mërgimtarëve do të merrej më seriozisht në vendimmarrje, e edhe në vendlindjet e reja ku jetojmë në vendet perëndimore, sepse do ta forconim influencën tonë politike e ekonomike në këto shtete perëndimore”, tha Walker.
“Forca e Diasporës, e ka përkrahjen time të plotë dhe i uroj shumë suksese në Kuvendin/Kongresin e 2 prillit”, përfundoi Walker.
Në këtë takim kishte pjesëmarrës edhe nga Kosova dhe tërë trojet shqiptare. /Insajderi.com