Ish shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili ndodhet në Kosovë për të shënuar përvjetorin e masakrës së Reçakut, po vazhdon takimet me politikanët kosovarë.
Ai sonte do të jetë mysafir i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.
Takimi mbahet në qeveri nga ora 19 e 30 minuta. Lajmin e ka konfirmuar zyra e Haradinajt.