XCover 4, telefoni i kushteve ekstreme

XCover 4, telefoni i kushteve ekstreme

Samsung ka prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve smartphone-in e fundit, Galaxy XCover 4. Pajisja do të jetë e disponueshme në Europë prej prillit. E veçanta e tij është se punon më së miri në kushte ekstreme moti.

XCover 4 ka një ekran HD dhe bokse të vogla, memorie të zgjeruar dhe përfshin elementët bazë të dizajnit të Galaxy, një përmirësim i dukshëm krahasuar me paraardhësine tij XCover 3.

“Në Samsung ne vazhdimisht përpiqemi tu garantojmë klientët tanë që të zotërojnë produktet më të avancuara që plotësojnë nevojat dhe kënaqësitë e tyre. XCover 4 është një dëshmi e vërtetë për zhvillimin tonë të inovacionit, duke zotëruar një gamë të madhe me karakteristika fantastike, përfshirë themelet bazë të Galaxy në dizajnin e tij”, tha Jean-Daniel Ayme, Zëvendës Presidenti i Korporatës për European Mobile Division të Samsung.

I pajisur me karakteristikën e rritjes së ndjeshmërisë së ekranit, edhe kur përdoret me mbulesë, është i lehtë për ta mbajtur dhe përdorur si smartphone. Përveç kësaj, butonat e fortë në XCover 4 janë lehtësisht të përshtatshëm për qasje të shpejtë për të përdorur aplikacione të shpeshta, të tilla si ndriçuesi LED apo kamera, si dhe për të maksimizuar komoditetin e tij.

Përdorimi i smartphonit në kushte ekstreme dhe intensive si dhe qëndrimi lidhur për një kohë të gjatë, nuk ka qenë ndonjëherë kaq i lehtë. Si një element themelor bazë i Galaxy, XCover 4 është i pajisur me një IP68 rezistente ndaj pëlhurave dhe ujit*, mbrojtje hyrëse në kufijtë e XCover të avancuar, rezolucion i lartë dhe i avancuar i kameras 13 MP mbrapa dhe 5 MP përpara dhe një bateri të çmontueshme që zgjat shumë. Ruajtja e sasive të mëdha të të dhënave akoma dhe më e lehtë falë zgjerimit të memories (16 GB) dhe RAM-it shtesë (2 GB) e bën XCover 4 më të fuqishëm – ideal për përdorim personal dhe profesional.