Xhabir Zharku i quan turp deklaratat e Tahirit – ia kujton deklaratat kundër Vetëvendosjes

Xhabir Zharku i quan turp deklaratat e Tahirit – ia kujton deklaratat kundër Vetëvendosjes

Xhabir Zharku që i kishte ikur drejtësisë së Kosovës për vite me radhë i është kundërpërgjigjur ministrit të Drejtësisë, Abelart Tahirit i cili e kishte quajtur të turpshëm kthimin e tij në Kosovë.

Zharku e ka quajtur të turpshme deklaratat e Tahirit teksa i ka kujtuar atij akuzat që para se të vije në postin e ministrit i kishte bërë Frashër Krasniqit dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

“Turpi i Kosovës është ai që bënë deklarata të rrejshme ai e din çfarë deklarate ka bërë për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ai ka përmendur me emra kush e ka sulmuar dhe më pastaj sot e shohim që ata janë të lirë madje njëri prej tyre është deputet. Tani ai është në pozicion tjetër dhe unë e kisha quajtur të turpshme deklaratat e tij”, ka thënë Zharku në T7./Insajderi.com