Xhafer Gashi i reagon LDK-së: “Iniciativa Qytetare do jetë strehë e gjithë qytetarëve”

Xhafer Gashi i reagon LDK-së: “Iniciativa Qytetare do jetë strehë e gjithë qytetarëve”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga opozita në këtë komunë, duke u shprehur se: “Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyejes e logjikës”, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka njoftuar se “Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit”.

Reagimi i plotë i tij:

“Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyejes e logjikës, z.Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyrjen e kufirit qindra vjeçarë shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehu në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it,tash gjeneratat e reja është mirë të i njoftoj Halili.

Ndërsa, kundër-kandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, z.Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentojë të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja.

Dëshiroj të ja bëjë të qartë të dyve, rrugëtimi im do jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit.

Shihemi në garën e radhës, rezultatin do ta keni të njëjtin!

Xhafer Gashi”. /Insajderi.com