Xhafer Tahiri mbështet Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-së

Xhafer Tahiri mbështet Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-së

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se në zgjedhje lokale të këtij subjekti politik do ta mbështes Lumir Abdixhikun.

Deri më tash, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Anton Quni kanë shpallur kandidaturat e tyre për zgjedhjet e brendshme të LDK-së më 14 mars.

Në mes të këtyre tre kandidatëve, Xhaferi tha se nga takimet që ka pasur me delegatët e LDK-së në Vushtri, kupton se edhe dega do ta përkrahë Abdixhikun në këto votime brenda-partiake.

Këto zgjedhje të brendshme nuk i konsideron si “mohim të së kaluarës”, por si “zgjedhje për të ardhmen”.

“LDK është para një vendimi tepër të rëndësishëm më 14 mars dhe unë kam besim që delegatët e LDK do zgjedhin rrugën e duhur për të ecur përpara. Këto zgjedhje nuk janë për të mohuar të kaluarën e LDK-së, nuk janë për të ndryshuar të kaluarën e LDK dhe nuk janë për të mohuar kontributin e askujt brenda LDK-së. Këto janë zgjedhje për të ardhmen e LDK-së dhe Kosovës”, tha ai për KosovaPress.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë pak më shume se 12% të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

Pas rezultatit preliminar, Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Kjo i dha mundësinë LDK-së që nga 14 marsi ta ketë kryetarin e ri. /Insajderi.com