Xhafer Tahiri shërohet nga COVID-19

Xhafer Tahiri shërohet nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka arritur të mposhtë virusin Corona, me të cilin ishte infektuar javë më parë, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur vetë Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ku shtoi se që nga nesër do t’i kthehet punës dhe obligimeve në Komunën që ai drejton.

Në këtë postim ai ka falenderuar të gjithë ata që u interesuan për shëndetin e tij.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com