Xhaferi: Kosova e Shqipëria reaguan në mënyrë diplomatike për situatën në Maqedoni

Xhaferi: Kosova e Shqipëria reaguan në mënyrë diplomatike për situatën në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili të mërkurën ka marrë zyrtarisht detyrën, ka deklaruar se e kanë ndjerë mbështetjen e Kosovës dhe Shqipërisë për situatën e krijuar pas dhunës në parlamentin maqedonas javën e kaluar.

Xhaferi nuk i konsideron të “buta” reagimet e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai në një intervistë për gazetën Koha Ditore tha se të dy vendet reaguan në mënyrë  diplomatike të tyre duke mos rënë pre e katrahurës në Maqedoni.

“Institucionet përkatëse edhe të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë kanë qenë konform mundësive diplomatike ndërkombëtare dhe ne u jemi mirënjohës për gjithë atë mbështetje institucionale që kanë dhënë  në kontekstin  e asaj që këto dy vende të mos bëhen pjesë e kësaj katrahure këtu”.

“S`do mend se ne jemi mirënjohës për gjithë atë mbështetje që kanë ofruar dhe që kanë ndikuar edhe në komunikim me faktorin ndërkombëtarë. Është normale të ketë komunikim me të gjitha institucionet, duke i përfshirë edhe ato që i theksuat”. /Insajderi.com