Xhaka ia dorëzon detyrën drejtorit të ri të Doganës

Xhaka ia dorëzon detyrën drejtorit të ri të Doganës

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës së Kosovës, është mbajtur sot ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Ibrahim Xhaka, tek ushtruesi i detyrës së drejtorit të tanishëm, Bajram Rexha.

Ndryshimi i pozitave në Doganën e Kosovës ka ardhur pas vendimit të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Kosovës.

Ekzekutivi para tri ditësh shkarkoi Xhakën nga pozita e drejtorit të përgjithshëm dhe emëroi Rexhën.

Përveç Xhakës, në po të njëjtën ditë është marrë vendimi për shkarkimin e të parit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe kreun e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. /Insajderi.com