“Xhamia” përçanë banorët e Tetovës

“Xhamia” përçanë banorët e Tetovës

Fshati Kopanicë, që graviton në Komunën e Jegunovcës dhe është vetëm 10 kilometra larg Tetovës, nuk ka ambulantë, as doktor, as fushë sporti, as qendër rekreative, por ka dy xhami! E kjo gjë ka bërë që banorët e fshatit Kopanicë të përçahen për shkak të lokacionit ku janë ndërtuar xhamitë.

Sipas informatave, plani ka qenë që të ndërtohet xhamia e re në lokacionin ku ka qenë xhamia e vjetër, por një grup i vogël njerëzish ka insistuar që xhamia të ndërtohet në pjesën tjetër të fshatit, respektivisht afër shtëpisë së tyre, ose në lagjen e tyre.

Këshilli i fshatit ka qenë kundër dislokimit të xhamisë, madje, redaksia e Expressit në Shkup ka siguruar edhe dokumentin e arkivuar në Komunën e Jegunovcës, ku shihet se si Myftinia e Tetovës ka autorizuar këshillin organizativ për ndërtimin e xhamisë së parë, në të njëjtin lokacion ku ka qenë xhamia e vjetër.