fbpx

Xharra merr shembull familjen e saj kur flet për rritje buxheti në kulturë dhe sport

Xharra merr shembull familjen e saj kur flet për rritje buxheti në kulturë dhe sport

Ish-gazetarja Arbana Xharra që të mërkurën i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, ka nisur menjëherë të premtoj për rritje të buxhetit në fushën e kulturës dhe sportit.

E kur ka folur për këtë rritje Xharra ka marrë shembull familjen e saj. Ka treguar se ajo është rritur në një familje artistësh dhe ka krijuar një familje gjithashtu që është e lidhur me kulturën dhe sportin.

“Jam rritur në një familje që ka qenë e lidhur ngushtë me kulturën”, ka thënë Xharra në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.

Në këtë kontekst ajo ka përmendur bashkëshortin e saj, gazetarin dhe komentatorin e futbollit, Andin Lokaj dhe djalin e saj Art Lokaj që ka nisur një karrierë si aktor.

“Edhe në familjen time e kam Artin që është aktor dhe e shoh pasionin e njerëzve bashkë me Andinin bashkëshortin dhe djalin tjetër Andin që janë të lidhur me sport”, ka thënë Xharra.

Ajo gjithashtu ka folur për rritje të pagave të instrumentistëve të Filarmonisë së Kosovës.