Xharra – Pacollit: Shihemi në gjykatë, do vij me një krah dokumentesh

Xharra – Pacollit: Shihemi në gjykatë, do vij me një krah dokumentesh

Arbana Xharra ka thënë se është e gatshme të përballët në gjykatë me biznesmenin Rrahim Pacolli.

Për më tepër, ish-gazetarja e aderuar në PDK ka lënë të kuptohet se në gjykim, pas padisë që Pacolli ka ushtruar ndaj saj për shpifje, do të zbulojë diçka nga e shkuara e Rrahim Pacollit në Monako.

“Rraha paska ngrite padi ndaj meje. Veprim demokratik i tij. Shihemi ne Gjykate, atehere. Natyrisht, une vij ne Gjykate me nje krah dokumentesh si argument, sepse ka shumecka per t’u treguar. Kam me ia kujtu Monacon!”, ka shkruar Xharra në facebook.

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka njoftuar sot se ka paditur ish-gazetaren Arbana Xharra për, siç thotë ai, shpifje ndaj tij nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Ai ka kërkuar nga tash anëtarja e PDK-së 100 mijë euro kompensim.