Xharra u përgjigjet akuzave të Selmanajt, tregon a vazhdon të jetë këshilltare e Veselit

Xharra u përgjigjet akuzave të Selmanajt, tregon a vazhdon të jetë këshilltare e Veselit

Arbana Xharra , këshilltare e kryeparlamentarit, Kadri Veseli ka reguar ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, e cila kishte kritikuar Xharrën se është duke u paguar nga buxheti i shtetit, përkundër që ajo ka muaj të tërë që nuk është në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ish-gazetarja Xharra, ka thënë se përkundër që tashmë ka pesë muaj që gjendet në SHBA, ajo ka kryer punë në distancë, si këshilltare e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai deklarimin e deputetit Selmanaj, e ka quajtur gënjeshtër, dhe ka shtuar se i vjen mirë që si ka thënë ajo më shumë po vërehet mungesa e saj si këshilltare, se prezenca e Selmanajt, si deputet. Xharraj shton se tashmë e ka shkëputur kontratën si këshilltare e kryetarit të Kuvendit, por thotë se do të kthehet përsëri.

Reagimi i plotë i Arbana Xharrës:

Sqarim për opinionin, jo për Dritonin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, sot më paska lakuar emrin në Kuvendin e Kosovës, kinse unë paguhem që pesë muaj nga Buxheti i Kosovës, në cilësinë e këshilltares së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Si pikë e parë, kjo është një gënjeshtër.

Unë jam larguar nga Kosova në fund të muajit shkurt. Kam qenë atje deri pas kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke dhënë kontributin tim si pjesë e Këshillit Organizativ.

Përkundër largimit të përkohshëm, unë edhe gjatë qëndrimit në SHBA kam vazhduar punën në distancë, deri në përmbylljen e disa projekteve që më ishin besuar të merresha me to.

Por, deri në kthimin tim, unë tashmë e kam të ndërprerë marrëdhënien time të punës si pjesë e ekipit të Kryeparlamentarit Veseli, të cilit do t’i bashkohem sërish kur të kthehem!

Më vjen mirë që ky trillim i deputetit Selmanaj më shërbeu si shkas për të sqaruar pozicionin tim publikisht, megjithatë me vjen keq për të që më shumë po vërehet mosprezenca ime në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, se prezenca e tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Selmanaj e ka monitoruar një kohë të gjatë Kuvendin e Kosovës, si pjesë e LDK-së në prapaskenë, prandaj po dua të besoj se gjatë kësaj kohe i ka mësuar të paktën disa procedura që lehtësisht mund të çojnë deri te e vërteta.

Përndryshe, e inkurajoj jo vetëm deputetin Selmanaj, por edhe kolegët e tij, që të vazhdojnë të merren me mua