Deputetët e Kuvendit të Kosovës përgjatë një viti kanë realizuar afër 400 udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Shqipëria është destinacioni më i shpeshtë i 45 deputet" />

Xhavit Haliti, deputeti me më së shumti udhëtime në Shqipëri

Xhavit Haliti, deputeti me më së shumti udhëtime në Shqipëri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përgjatë një viti kanë realizuar afër 400 udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Shqipëria është destinacioni më i shpeshtë i 45 deputetëve. Në këtë vend ata realizuan plot 80 udhëtime.

Sipas një raporti të Institutit Demokratik të Kosovës, vetëm në Shqipëri deputetët e Kosovës kanë shpenzuar 24 mijë euro nga buxheti i vendit.

Ndërkaq, sipas tyre, deputeti ‘kampion’ i udhëtimeve ka dalë të jetë ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti me gjithsej 8 vizita, duke shpenzuar 1 mijë e 663 euro.

“Sa i përket kostos së udhëtimeve, e dyta renditet deputetja Blerta Deliu-Kodra e cila në 3 udhëtime ka shpenzuar 1,129.26€ të buxhetit, e pasuar nga deputeti Fikrim Damka, i cili në vetëm 2 udhëtime për në Shqipëri ka shpenzuar 1,042.01€”, thuhet në njoftimin e KDI-së./Insajderi.com