Xhavit Haliti: Dëshmitarët e vërtetë të Speciales i kisha shpallur heronj

Xhavit Haliti: Dëshmitarët e vërtetë të Speciales i kisha shpallur heronj

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit të Gjykatëse Speciale, njofton Insajderi.

Haliti në emisionin Debat Plus, duke komentuar rreth procesit të Gjykatës Speciale, ku tashmë janë bërë ftesa të shumta për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për krime lufte, ai theksin e ka vendosur te një nga segmentet më të rëndësishëm të këtij procesi, “dëshmitarët e krimeve të supozuara”.

Në lidhje me këtë çështjen Haliti ka qene i prerë në qëndrimin e tij, duke thënë së “ata dëshmitarë të vërtetë të speciales duhet të shpallen heronj, ndërsa dëshmitarët ë rremë, duhet të lëçiten”.

Tutje Haliti ka thënë se “nëse vërtetohet fajësia e dikujt atëherë duhet të dënohet, dhe se beson fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare”./Insajderi.com