Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka votuar pro Glauk Konjufcës për kryeparlamentar.
Ishte i vetmi deputet nga opozita që mbështeti këtë kandidaturë.
Konjufca mori 69 vota, 58 nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, 10 nga minoritetet pakicë joserbe dhe një votë i erdhi nga Xhavit Haliit.
Pasi mori detyrën, Konufca tha se “gjithë deputetët do t’i shoh njësoj pa dallime partiake”.
Mori zyrtarisht detyrën nga tashmë ish-kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Nga ty, Konjufca se përjashtoi mundësinë që gjatë ditës së sotme ta marrë mandatin edhe Qeveria. /Insajderi.com