Xhavit Haliti flet për koalicionin me LDK-në në Pejë

Xhavit Haliti flet për koalicionin me LDK-në në Pejë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe Kryetar i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, nuk e ka konsideruar si diçka të jashtëzakonshme lidhjen e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë.

Madje ai thotë se se PDK-ja dhe LDK-ja kanë qenë edhe në të kaluarën në koalicion edhe kanë pasur një pajtueshmëri mes vete, shkruan lajmi.net.

“Na kemi qenë në koalicion edhe në të kaluarën dhe tash jemi në koalicion. Na e kemi pasë një pajtueshmëri në koalicion, kemi negociu prapë dhe gjithçka ka qenë në rregull e nuk ka pasë tensione dhe nuk ka pasur diçka të re ose lajm interesant”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Nga kjo marrëveshje koalicioni PDK-ja do të udhëheqë me katër Drejtori në Pejë.

Kësaj partie do t’i takojnë, Drejtoria për Urbanizëm, e Inspekcionit, për Punë Komunale/Shërbime Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Momentalisht me Pejën udhëheq Lidhja e Demokratike e Kosovës me kryetarin e saj, Gazmend Muhaxhirin.