Xhavit Haliti gjobitet nga policia për mosbartje të maskës

Xhavit Haliti gjobitet nga policia për mosbartje të maskës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është gjobitur nga polica sot, e martë, për shkak të mosbartjes së maskës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku është arsyetuar duke thënë se kishte harruar ta vendosë maskën.

Tutje, ai ka kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos veprojnë sikur ai.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, ka shkruar Haliti.

Bartja e maskës në hapësira publike në Kosovë është obligative tash e gati një vit, si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Në rast se të mosbartjes, dënimi shqiptohet me gjobë në vlerë prej 35 eurove./Insajderi.com