“Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi”

“Xhavit Haliti i mori 8 milionë marka në Tiranë nga Ahmet Krasniqi”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ,Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK-ut dhe UÇK-së gjatë luftës.

Ai ka thënë se tani nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Halitit iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka”, tha Quni në ‘Pressing”.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni.