Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.
Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi milionat që Fondi “3%” i LDK-së dha për UÇK-në e Shtabit të Përgjithshëm, shtab ky kryesisht i përbërë nga LPK-istë që sot e drejtojnë PDK-në.
Këtu e gjeni të plotë dokumentarin
Xhavit Haliti i morri edhe 5 milionë marka nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, thotë në intervistën për InDoks Gani Hoxha, aktivist i Fondit “3%”. Ku e mbështet ai këtë pohim?
Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autorë Visar Duriqin dhe Vehbi Kajtazin do të bëhen publike dokumente të papara më herët. Flasin ata që akuzojnë për keqpërdorime, por rrëfehen edhe njerëzit kyç të UÇK-së. Ata që i pranuan milionat.
Sa miliona marka ia dha fondi i Qeverisë së Bujar Bukoshit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sa nga këto para i ka marrë Xhavit Haliti?
Cili nga komandantët i mori 5 milionë marka?
Cilët nga komandantët e zonave morën nga 3 milionë marka?
Ku janë shpenzuar paratë që u mblodhën për luftën?
Përgjigjet në këto pyetje dje shumë të tjera mësohen në dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.
InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com