Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, në një deklaratë për media e ka komentuar letrën e Lëvizjes Vetëvendosje adresuar partisë së tij, njofton Insajderi.
Ai për Indkes Online ka deklaruar se bashkëpunimi me cilindo subjekt politik është i mirë për të ardhmen e vendit.
“Është një obligim ligjor që në prag të themelimit të institucioneve të bëhen konsulta për ta krijuar Qeverinë, zgjedhur presidentin, pra të gjitha këto të bëhen me konsulta. Kjo është një praktikë që ka qenë edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Haliti.
Ndërkohë ai ka thënë se Vetëvendosjes për letrën e saj, përgjigje do t’i japin përgjigje nesër.
“Ne si parti do ta shqyrtojmë këtë kërkesë, dhe përgjigje do të japim nesër”, thotë ai.
“Përgjigja do të jetë pozitive apo negative, opinion d ta marrë përgjigjen nesër”, thotë Haliti.
E kreu i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti u ka dërguar letra të gjitha partive politike.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh zyrtari për media në zyrën e Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” konfirmoi se Kurti përveç partive shqiptare, letra u ka dërguar edhe partive nga radhët e komuniteteve./Insajderi.com