
Ndonëse të hyrat vjetore të Xhavit Halitit nga puna e tij në Kuvendin e Kosovës nuk kalojnë shifrën e 35 mijë eurove, nënkryetari i Kuvendit ka deklaruar se mban 130 mijë euro në institucione bankare.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), Haliti ka deklaruar se mban rreth 130 mijë e 700 euro para në bankë, raporton Insajderi.
Haliti ka deklaruar edhe mbi një milion euro vlerë të pasurisë së paluajtshme, ku përfshihen dy shtëpi, një banesë dhe rreth 8 hektarë tokë.
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës ka deklaruar po ashtu se posedon një veturë Land Rover të vitit 1997. /Insajderi.com