Xhavit Haliti tregon nëse do të bie Qeveria Haradinaj

Xhavit Haliti tregon nëse do të bie Qeveria Haradinaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni qeverisës mbetet stabil, ndërsa insiston që duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi mes koalicionit për të suspenduar taksën.

Haliti në një intervistë për TV Dukagjini, ka thënë se me taksën ndaj Serbisë mund të kenë humbur disa kompani serbe e disa të tjera në Kosovë, por sipas tij ka biznese që janë pasuruar nga kjo embargo. “Unë nuk e di se çfarë ka fituar Kosova me këtë taksën e famshme që ia kanë vendos Serbisë”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot mund të shohim nëpër dyqanet e Kosovës plotë produkte serbe me datë pasi është vendosur taksa.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se subjekti të cilit i takon e ka bërë të çartë se Kosova do të ecë bashkë me Amerikën. “Gjithçka që rrëshqet nga këto linja do t’i kushtojë Kosovës më shumë se PDK-së”.

Haliti ka thënë se duhet kundërshtuar të gjithë ato ide që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me SHBA-në. Ai e ka quajtur tradhti kombëtare veprimin e mundshëm të çdo personi që do të ndikonte në prishjen e raporteve me SHBA-të, duke pohuar se në këto raste duhet të ndërhyjë prokuroria.