“Xhavit Ukaj tregoi qyqarllëk me gra” – thotë Haxhi Avdyli

“Xhavit Ukaj tregoi qyqarllëk me gra” – thotë Haxhi Avdyli

Pas incidentit verbal në mes kryekuvendares Vjosa Osmani dhe bashkëpartiakut të saj, deputetit të Lidhjes Demokratike, Xhavit Ukaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Avdyli është deklaruar se Ukaj, do duhej të përjashtohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke cilësuar se edhe ky veprim do të ishtë “i paktë”, për sjelljet e pahijshme të tija edhe në të kaluarën.

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një gruaje, por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për këso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, ka shkruar Ukaj.

Seanca e sontme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të një konflikti verbal në mes kryekuvendares Vjosa Osmani dhe deputetit Xhavit Ukaj. /Insajderi.com