“Doja t’i provokoja pak, bëra hajgare me Vetëvendosjen e PDK-në kur kërkova ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Hoti”.
Kështu i tha Insajderi-it, deputeti i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Xhavit Ukaj, derisa ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.
U “përfol”, që Ukaj është përleshur me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun”, i cili e demantoi këtë për Insajderi-n, por ai shtoi se “VV nuk ia ofroi dokumentin për nënshkrimin që do t’i hapte rrugë seancës së shkarkimit të Qeverisë Hoti”.
“Hajgare esapi”, u shpreh Ukaj në përgjigjen e shkurtër. /Insajderi.com