Xhaxhai i 15-vjeçares rrahu Ushtarin e Kosovës që ta shpëtonte mbesën nga përdhunimi

Ushtari i Kosovës Milos Stosiç, të enjten mbrëma kishte tentuar që ta përdhunonte një 15-vjeçare të komunitetit serb. Ai në makinën e tij e kishte puthur disa herë dhe kishte tentuar ta zhvesh me dhunë. Por e gjithë përpjekjet e tij ishin ndjekur nga xhaxhai i 15-vjeçares. Ai kishte rrahur fizikisht ushtarin për ta dërguar mbesën e tij në shtëpi. Por, ushtari nuk ishte ndalur...

Xhaxhai i 15-vjeçares rrahu Ushtarin e Kosovës që ta shpëtonte mbesën nga përdhunimi

Milos Stosiç, pjesëtari i Ushtrisë së Kosovës i komunitetit serb, ka tentuar gjatë mbrëmjes së të enjtes që të përdhunojë një 15-vjeçare po ashtu të komunitetit serb.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në fshatin, Mogillë të Komunës së Vitisë, por në gjithë këtë ngjarje shpëtimtar i të miturës po rezulton të jetë xhaxhai i saj, mëson Insajderi.

Pjesëtari i Ushtrisë së Kosovës, kishte shkuar për ta takuar të miturën e komunitet serb, tek shtëpia e saj. Aty dyshohet se kishte futur me dhunë në veturën e tij, 15-vjeçaren.

Siç mëson Insajderi, nga aty Stosiç ka vozitur veturën për një vend tjetër, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të të miturës për të ikur, ajo nuk kishte arritur të largohet nga makina.

Por e gjithë situata ishte parë nga xhaxhai i të miturës. Ai kishte parë mbesën e tij teksa futej me dhunë në veturën e Ushtarit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Ai kishte vendosur që ta përcillte me veturë Stosiçin dhe mbesën e tij.

Pjesëtari i FSK-së, së bashku me 15-vjeçaren ishin larguar për një vend tjetër. Aty ishin ndalur për disa kohë. Stosiç e kishte puthur me dhunë 15-vjeçaren dhe kishte tentuar që ta zhvesh.

Në atë moment është shfaqur xhaxhai i të miturës. Aty ai ka sulmuar veturën e pjesëtarit të FSK-së, ku më pas edhe janë përleshur fizikisht, shkruan Insajderi.

Pjesëtari i FSK-së ishte rrahur nga xhaxhai, duke arritur kështu që mbesën e vet ta merr dhe ta dërgojë në shtëpi.

Por, Stosiç nuk ishte ndalur.

Ai kishte shkuar në stacionin Policor në Kllokot për të hapur rastin si sulm fizik ndaj tij dhe dëmtim të pronës.  Në Polici ishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Policia e Kosovës kishte hapur rast edhe ndaj xhaxhait të 15-vjeçares, për sulm fizik dhe dëmtim të pronës.

Por, pas hetimit të Policisë së Kosovës, ishte kuptuar se motivi i sulmit nga xhaxhai kishte qenë për ta mbrojtur mbesën e tij, pasi Stosiç kishte tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të miturën, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë gjatë ditës së sotme, pjesëtarin e FSK-së.

E gjithë ngjarja ka ndodhur, pikërisht në kohën kur Gazeta Online Insajderi kishte publikuar rrëfimin e A.G., nga Drenasi e cila ishte përdhunuar që nga mosha 16-vjeçare. Fillimisht nga mësuesi i saj e më pas edhe nga polici Vesel Veseli në Drenas.

Ajo kishte shkuar në Polici në Drenas për ta raportuar abuzimin seksual nga mësuesi. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.

Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.

Pas tri dite të publikimit të këtij hulumtimi, janë arrestuar polici hetues, Vesel Vesel, mësuesi, Shkelzen Xhekaj dhe gjinekologu, Fehmi Ahmeti. Po ashtu janë mbajtur dy protesta, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Drenas. Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshëm për këtë rast./Insjaderi.com