“Xhelal Sveçla dhe komunisti Koçi Xoxe” drejtori i Periskopit pershkruan ngjashmeritë mes tyre

“Xhelal Sveçla dhe komunisti Koçi Xoxe” drejtori i Periskopit pershkruan ngjashmeritë mes tyre

Vendimi i ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ku iu lejohet deputetëve të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ka ngjallur reagime të ashpra, shkruan Insajderi.

Drejtori i mediumit online Priskopi, Ilir Mirena, ka krahasuar Sveçlen me komunistin Koçi Xoxe.

Sipas Mirenës, Sveçla është shumë komik dhe se ngjashmëritë me Xoxën i ka të rastësishm.

Postimi i plotë i Mirenës:

Xhelal Svecla shume me duket njefare karikature e teneqexhiut nga Korça Koçi Xoxe.

Historiani Kastriot Dervishi e ka komentuar keshtu Xoxen: “Komunist i devotshëm që i qëndroi besnik Enver Hoxhës pa menduar se do të ishte një prej viktimave të tij. Xoxe u shqua për ashpërsinë ndaj kundërshtarëve politikë dhe shndërrimin e Sigurimit në një armë të profilizuar kriminale, sektare, krahinore, madje deri diku edhe fetare”

Natyrisht, Svecla eshte shume komik dhe ngjashmerit me Xoxen i ka te rastesishme. Por, s’do te thote qe brenda kontekstit te ngjashem historik nuk behet nje Xoxe i vertet…  /Insajderi.com