Xhelili: Nuk do të kandidoj për deputet, koha për gjeneratat e reja

Xhelili: Nuk do të kandidoj për deputet, koha për gjeneratat e reja

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, bën të ditur se ka hequr dorë nga angazhimet e tij në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Sipas tij, është kohë për t’u dhënë hapësirë gjeneratave të reja politike, për t’i shërbyer vendit “me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë”.

Tutje, Xhelili është shprehur se do të vazhdojë ta mbështes PDK-në.

“Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinjë, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës, sepse koha ecën shpejtë, pavarësisht faktit nëse ne vendnumërojmë ose bashkëhapërojmë me të.

Në çdo rrethanë e përtej çdo partie, Kosova duhet të jetë jo vetëm e para, por edhe mbi të gjitha”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com

Të nderuar qytetarë,

Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së…

Posted by Dr. Fatmir Xhelili on Saturday, January 9, 2021