Xhemati i Podujevës grumbullon kaq para për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Xhemati i Podujevës grumbullon kaq para për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Në të gjitha xhamitë e Podujevës sot janë mbledhur rreth 15 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Në iniciativën e përbashkët të të gjitha xhamive të Kosovës, sot edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht imamët me xhematin e tyre, në gjitha xhamitë e Podujevës kanë mbledhur shumën në vlerë prej 15 mijë Euro”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, shkruan Insajderi.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht kryetari Osman Kurtolli falënderon mbarë qytetarët llapjanë për mbështetjen si dhe imamët për organizimin në terrenet e tyre”.

“Ky fond do të dorëzohet në kontot e hapura nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës që ka për destinim mbështetjen vëllezërve e motrave tona në disa qytete të goditura nga tërmeti në Shqipëri”

Nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri kanë mbetur të vdekur 50 persona dhe mbi 900 të tjerë janë plagosur, ndërsa shumë shtëpi e pallate tashmë janë të pabanueshme./Insajderi.com