Yll Rugova ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të kulturës në Komunën e Prishtinës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rugova ka shkruar se aryejet e tij nga dorëheqja e tij nga ky post janë të qarta.
“Më duhet të them edhe njëhere se dorëheqja ime nuk është asessi heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme progamore që janë proklamuar bashkarisht, por është heqje dorë nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen”, ka shkruar Rogova.
AI ka thënë se “do të fokusohem në rolin tim brenda Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbrojtur vizionin qeverisës për Prishtinën dhe për ta bërë gati programin e ri për të ardhmen”.
#prishtina
(Kohët e fundit më është dashur të jap shumë sqarime në lidhje me dorëheqjen andaj e pashë të udhës ta bëj publik këtë njoftim.)’ ka shkruar ai në rrjetin social Facebook duke njoftuar për këtë dorëheqje.