Ylli i Davidit – simbol shqiptar apo kulturë shqiptare

Ylli i Davidit – simbol shqiptar apo kulturë shqiptare

Ylli gjashtëcepësh emërohet në mënyra të ndryshme, varësisht prej kulturave dhe vendeve ku haset. Ylli i Davidit, Ylli i Solomonit si dhe Vula e Sylejmanit janë vetëm disa prej sinonimeve të këtij simboli.

Qazim Namani, ekspert i trashëgimisë kulturore flet sa i përket përhapjes së këtij simboli tek shqiptarët.

“Ky simbol daton që nga koha e epokës së bronzit është i përhapur në të gjitha trevat e rruzullit tokësor, përdoret te të gjithë popujt, te të gjithë kulturat. Përdoret pra tek kulturat herreje, mirëpo edhe në kulturën islame. Haset si Vula e Sylejmanit, te hebrenjtë, Vula e Solomonit, përdoret te kultura hinduse, te budizmi, te Lindja e Largët, mirëpo edhe te popujt e lashtë të Amerikës”, ka thënë Namani.

Ku gjendet ky simbol në Kosovë?

“Haset në djep, haset në magje, në vatër, haset në veshje, në enë shtëpiake, orendi të ndryshme, në dollape, haset te hyrja e oborreve, te portat e ndryshme të objekteve luksoze, pra është i përhapur në të gjitha ato pjesë të dnërtimit ku dora e shqiptarëve ka ndërtuar”, ka treguar Namani.

Si çka është përdorur ylli gjashtëcepësh ?

“Kudo që kanë jetuar shqiptarët, shqiptarët e kanë përdorur si simbol, qoftë si simbol të kultit, qoftë si simbol dekorues” , është shprehur Namani.

Në Prizren ku simbol mbetet atraksion turistik.

Namani thotë se “Komunitetit hebre i bënte shumë përshtypje prania, aq prani e theksuar thuajse në çdo objekt.Ka qenë befasuese ndoshta për ta, nuk e di se cila është përshtypja në trevat e tjera, por te ne kanë qenë të befasuar, do të thotë në mënyrën e skalitjes, stilit dhe rëndësisë që i është kushtuar këtij simboli të kultit”.

Po ashtu eksperti i trashëgimisë kulturore Qazim Namani ka treguar se si duhet ta trajtojmë një simbol të tillë.

Ai ka thënë se “është krenari e madhe kur haset te një popull i lashtë siç jemi ne shqiptarët. Nuk duhet ta mohojmë kurrsesi. Ne duhet ta ruajmë edhe në objektet e kultit ku gjendet”.