Yllka Neziri, shqiptarja e parë asambleiste e një bashkie në Norvegji

Yllka Neziri është shqiptarja e parë që ka fituar një vend në Asamblenë e Sandefjord në Norvegji. Nëna e tre fëmijëve është e lindur dhe e rritur në Gjakovë, ndërsa në moshën 18 vjeçare emigroi familjarisht në Norvegji.

Yllka Neziri, shqiptarja e parë asambleiste e një bashkie në Norvegji

E lindur dhe e rritur në Gjakovë, Yllka Neziri  ishte 18 vjeçare në kohën kur nisi lufta në Kosovë dhe bashkë me familjen migruan në Norvegji.

Asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i futej politikës.

Ajo kishte punuar shumë duke krijuar atje në biznes të sajin, si dhe familjen e saj të re.

Megjithatë në vitin 2015 si nënë e tre fëmijëve, ajo iu fut politikës duke u bërë anëtare e qendrës së djathtë norvegjeze të kryeministres Erna Solberg./zëri.info.